Vendosni fjalën kyçe....

Syri.net: Kemi siguruar videon e Edi Ramës që udhëton me helikopterin e ushtrisë


Media Syri.net ka publikuar një video ku thotë se Kryeministri Edi Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtimet e tij.

Helikopteri i ushtrisë është parë i ulur në stadiumin e Himarës për të zhvendosur kryeministrin Edi Rama.

Nga qeveria nuk ka reagim nëse shefi i qeverisë ka përdorur helikopterin e ushtrisë për të kryer udhëtime brenda vendit.

Ndërkohë ditën e sotme Rama ndodhej në Malësi të Madhe për të inauguruar doganën e dytë me Malin e Zi.

Ndërsa vendi është përfshirë në një situatë kaotike me zjarret të cilët kanë prekur disa qarqe të vendit dhe ndërhyrja me helikopterë të ushtrisë në zonat më problematike ka qenë vetëm 12 ditë pas shfaqjes së vatrave.

Në Gjirokastër një person ka humbur jetën nga flakët ndërsa Ministri i Mbrojtjes ka kërkuar evakuimin e qytetarëve nga Njësia Administrative, Lunxheri-Antigone.