Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet në Indonezi piktura më e vjetër e kafshëve në botë


Arkeologët kanë zbuluar pikturën më të vjetër në botë të kafshëve në një shpellë në Indonezi.

BBC shkruan se në pikturë paraqitet një derr i egër – që besohet të jetë vizatuar 45,500 vjet më parë.

Pikturuar duke përdorur një pigment të kuq të errët, paraqitja e derrit Sulaëesi duket të jetë pjesë e një skene narrative.

Fotografitë u gjetën në shpellën Leang Tedongnge në një luginë të largët në ishullin Sulaëesi.

Kjo siguron provat më të hershme të vendosjes njerëzore të rajonit.

 “Njerëzit që e bënë atë ishin plotësisht modernë, ata ishin si ne, ata kishin të gjithë kapacitetin dhe mjetet për të bërë çdo pikturë që u pëlqente.”– tha Maxime Aubert, bashkëautor i raportit të botuar në revistën Science Advances

Aubert kishte identifikuar një depozitë kalciti që ishte formuar në majë të pikturës dhe përdori datimin e izotopit me seri uraniumi për të përcaktuar që ajo ishte 45,500 vjet e vjetër.

Raporti thotë se piktura është me madhësi: 136 cm me 54 cm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *