Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Milot


Plagoset me armë zjarri një person në Milot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në rrethana ende të paqarta.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi Ylli Ibrahimi, 45-vjeç. Ai është dërguar në spital ku po merr trajtimin mjekësor.

 “Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.– thotë policia.

Ende nuk ka të dhëna për autorin e ngjarjes, por autoritetet policore thonë se po krehin zonën dhe se janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij (apo të tyre nëse ka më shumë se një autor).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *