Vendosni fjalën kyçe....

“E kanë mendjen te vera, turshia e rakia jo te njerëzit” – Drejtuesi i LSI-së në Berat poston fotot e urës


Drejtuesi politik i LSI-së në Berat, ka vizituar fshatin Lumas. Ai ka ngritur alarmin lidhur me urën që lidh këtë fshat me pjesën tjetër, ku çdo ditë duhet të kalojnë qindra familje.

Çela thekson se të papërgjegjshmit në bashki s’e kanë mendjen te puna e hallet e njerëzve po te vera, turshia e rakia.

Ai e mbyll postimin duke theksuar se më 25 prill do jetë referendim popullor kundër atyre që grabisin djersën e njerëzve për t’ua dhënë miliarderëve.

“Në Lumas 1. Qindra familje kalojnë në këtë sajesë me hekura e me dërrasa që e quajnë urë, të ndërtuar nga vetë ata. Gjëndja skandaloze. Rrezikohet jo vetëm aktiviteti i përditshëm për mijëra banorë, por jeta e njerëzve. Ku do kalojnë fëmijët që do shkojnë në shkollë? Ku do kalojnë gratë e të moshuarit? Ku do kalojnë të sëmurët, apo familjet që u bje një hall? Askush nuk ua hap derën. Të papërgjegjshmit në qeveri e në bashki, nuk e kanë mendjen tek puna e tek hallet e njerëzve, por tek drekat e darkat, tek vera, turshia e rakia! Braktisje totale. Në 25 prill, referendum popullor kundër atyre që e marrin djersën e fukarenjve, për t’ia dhuruar miliarderëve!” – shkruan Çela në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *