Vendosni fjalën kyçe....

“Situata nga reshjet në Shkodër kritike, ndërhyrjet kanë qenë fasadë” – Denoncimi i PD-së (Video)


Situata në Shkodër për sa u përket përmbytjeve është kritike. Denoncimi është bërë nga drejtuesi politik i PD-së në këtë qark, Helidon Bushati.

Ai shkruan se kalimi në zonën e Nënshkodrës ka qenë dhe mbetet tejet i vështirë për shkak të reshjeve të shiut. Zyrtari demokrat akuzon qeverinë për keqmenaxhimin dhe mungesën e reagimit në lëtë situatë.

Bushati shton se mijëra hektarë tokë janë përmbytur e shumë banesa rrezikohen ndërsa ndërhyrjet në zonë kanë qenë vetëm për fasadë.

“Mëngjesin e sotëm ishte tejet i vështire kalimi në zonën e Nënshkodrës, për shkak të intesitetit të reshjeve gjatë natës. Në një kohë që Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për një përkeqësim të mundshëm të situatës hidrometeorologjike në vend, banorët e Nënshkodres po ndeshen me keqmenaxhimin dhe mungesën e reagimit të institucioneve përgjegjëse në këtë situatë tejet problematike. Mijëra hektarë tokë janë përmbytur ndërsa rrezikohen edhe shumë banesa. Situata është emergjente! Duhen marrë masa të menjëhershme! Kjo problematikë nuk është e re dhe e panjohur, këto zona ndër vite kanë vuajtur mungesën e menaxhimeve, ndërsa ndërhyrjet kanë qenë vetëm për fasadë.” – shkruan Bushati në postimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *