Vendosni fjalën kyçe....

Hoti: Rinis dialogu me Beogradin, delegacionin do e kryesoj vetë


Kryeministri i Kosovës, Hoti, ka thënë në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme se do jetë ai personi që do kryesojë dialogun me Beogradin.

Hoti foli edhe për njoftimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale duke thënë se lufta e popullit të Kosovës ka qenë e pastër dhe nuk mund të gjykohet, shkruan Koha.

“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet. Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e përgatitur për këtë proces. Është bërë një punë e madhe në qeveritë e kaluara që gati është duke u sistemuar. Tani jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion shtetëror për këtë proces sigurisht të kryesuar nga kryeministri.” – tha Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *