Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali ironizon pas padisë së PD-së: O Bardh Ziu, bashkë me Lul Gjumin do katandiseni me zero simpatizantë


Ministrja Spiropali ka ironizuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Bardhi, pas padisë që ky i fundit ka bërë në prokurori ndaj kryeministrit Rama e ndaj disa ministrave e kryebashkiakëve të PS-së.

Selia  blu i akuzon se po përdorin funksionet publike për të bërë fushatë elektorale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Spiropali e quan numrin dy të PD-së, ‘Bardh Ziu’ ndërsa shkruan se PD-ja me në krye ‘Lul Gjumin’ do katandisen me zero simpatizantë.

“Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë. O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.” – shkruan Spiropali në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *