Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa publikon dokumentet e pyet Veliajn: Po tani që s’ke më alibi, kush do shkojë për ndjekje penale?


Partia Demokratike ka publikuar të tjera dokumente pas akuzave të ditës së djeshme ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj lidhur me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Zëdhënësja e PD-së, Zhupa, shkruan se përtej përpjekjes së Veliajt për t’u fshehur pas emrave të Luli Agës e Lulzim Agës, sipas dokumenteve Lulzim Aga zotëron disa prona ndërsa bashkia po i rindërton si shtëpi atë që dikur përdorte si kasolle lopësh.

Pas denoncimit të ditës së djeshme të Zhupës, se procesi i rindërtimit të banesave nga bashkia e Tiranës ishte abuziv, erdhi reagimi i Veliajt i cili tha se Lulzim Aga nuk kishte aplikuar asnjëherë për të përfituar nga programi i rindërtimit.

I menjëhershëm ishte reagimi i selisë blu që publikoi disa foto duke i bërë thirrje Veliajt që të tregonte dokumentet për të vërtetuar atë që pretendonte.

“Në pritje të publikimit nga Bashkia Tiranë të pronave të tjera të Luli Agës që Bashkia po i rindërton shtepinë, po i publikojmë ne.

Bashkia Tiranë tentoi të fshihej pas pronësive të Lulzim Ali Agës dhe Lulzim (Luli) Shaban Agës. Duke u munduar si “budallai” të fshihej pas gishtit (truallit) sepse vila e Luli Shaban Agës është ndërtuar pa leje fillimisht si shumica e pronave në Tiranë dhe është në proçes legalizimi ku sot ai banon dhe është pa dëmtime.

Për qytetarët e ndershëm të këtij vendi po publikojmë dokumentat e pronësive të Luli Shaban Agës.

Bashkia Tiranë mendoi se investigimi jonë nuk ishte aq i thellë sa të zbulonim edhe identitetin pronesore, me emrat e bera lemsh dhe ndërtimet e Lulzim Agës, pikërisht atij që shfaq në facebook Veliaj dhe që po i rindërtohet shtëpi ajo që përdorte për kasolle lopësh.

Konkretisht ai zotëron me dokumenta:

  1. Truall 300m2 / objekt banimi 140 m2 në Fortuzaj , Tiranë
  2. Dokument nga ALUIZNI që vërteton se prona objekt banimi 3 kate është në proces legalizimi .
  3. Tokë arë 2000m2 në Fortuzaj , Tiranë
  4. Tokë arë 3000m2 në Fortuzaj , Tiranë
  5. Tokë arë 3000m2 (pasuri 2 ) në Fortuzaj , Tiranë

Po tani që skeni më alibi, kush do mbaj përgjegjësi? Kush do hiqet nga puna? Kush do shkoj për ndjekje penale? Dhe kush do shkruaj nga kalemzinjtë e Bashkisë falje për njerezit që jetojnë në çadra, apo me qera që i rindertohet shtëpia një familje me vila, e me prona në kundërshtim me ligjin dhe moralin?”