Vendosni fjalën kyçe....

Policia e godet me pistoletë elektrike, e pëson keq ish-marinsi në SHBA


Një hetim ka nisur pasi një burrë amerikan vendas, u godit në mënyrë të përsëritur me pistoletë elektrike nga një rojtar parku në një monument kombëtar në Nju Meksiko – ku ai tha se erdhi për t’u lutur. Sipas autoriteteve, burri kishte dalë jashtë shtegut dhe kishte refuzuar të identifikohej.

Darrell House, një veteran i Marinës me trashëgimi Navajo, u kap nga rojet në fundjavë pasi bëri një shëtitje në Monumentin Kombëtar Petroglyph në Albuquerque, shtëpia e mijëra gdhendjeve të lashta të shkëmbinjve. Ai u pikas nga një roje dhe u godit me pistoletë elektrike.

Sipas burrit, ai nuk ishte identifikuar pasi nuk e kishte parë të arsyeshme ndërsa shtoi se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *