Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet murgu që tha se Putini ishte zëvendësuar nga Antikrishti i maskuar, akuzohet se nxiti fëmijët të vetëvriten


Një ish-prift ortodoks, i njohur për ‘dëbimin e demonëve’ dhe paralajmërimin e planeve sekrete për të skllavëruar botën, është mbajtur nga policia nën dyshimin se ka nxitur fëmijë të mitur të vetëvriten.

Manastiri i tij u bastis nga policia një ditë më parë në orët e mesnatës. Media lokale në Ekaterinburg raportoi të martën se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në Famullinë Ortodokse të Uralit të Mesëm dhe se Nikolay Romanov (i njohur si At Sergius) ishte arrestuar.

Qindra mbështetës u mblodhën pranë rrugës për në kompleks për të protestuar kundër arrestimit të udhëheqësit të besimit, i cili më parë është përzënë zyrtarisht nga Kisha.

Murgu është i njohur për teoritë e tij të pazakonta. Në vitin 2019, ai paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin së shpejti do rrezikonte të vritej. Më vonë atë vit, ai paralajmëroi që Antikrishti do të kthehej në tokë ‘në moshën 30 vjeç, i veshur me një maskë silikoni, që mbante fytyrën e Vladimir Putinit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *