Vendosni fjalën kyçe....

Terrorizuan banorët duke qëlluar në ajër me armë, policia arreston dy të rinjtë e dyshuar në Lezhë


Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët.

Ky episod ka ndodhur në fshatin Gajush në Kurbin. Dy të rinjve iu gjetën armë pas një kontrolli në banesë.

 “Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.” – njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *