Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare stilisti i famshëm francez, Pierre Cardin


Stilisti i famshëm francez, Pierre Cardin, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare.

Lajmi është njiftuar nga familja e tij. Ikona botërore e modës ka ndërruar jetë në një spital në Neuilly, jashtë Parisit.

Stilisti lindi si Pietro Constante Cardin në Itali në 1924. Familja e tij shpejt u zhvendos në Francë për t’i shpëtuar regjimit fashist të Musolinit.

Cardin u bë i njohur në vitet 1960 me modelet e tij futuriste dhe avangardë dhe që atëherë është bërë një nga emrat më të famshëm të modës së lartë.

Përveç krijimit të rrobave për gratë, Cardin nxiti atë që revista Vogue e quajti një ‘revolucion’ në veshjet për burra, një nga pikat kryesore të së cilës ishte veshja e kostumeve të grupit të famshëm anglez të muzikës, Beatles.

Cardin shpesh frymëzohej nga eksplorimi i hapësirës, ​nga shfaqjet fantastiko-shkencore si Star Trek dhe ishte stilisti i parë që vizitoi NASA.

Nga vitet 1980, Cardin kishte ndërtuar perandorinë e tij globale të modës me rreth 150 produkte që mbanin emrin e tij dhe i shfaqi punimet e tij në të gjitha kryeqytetet botërore të modës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *