Vendosni fjalën kyçe....

“Doktrina Gerasimov” – Shefi i ushtrisë ruse thotë se Moska s’do tërhiqet në garën e armëve


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë u ka thënë atasheve ushtarakë të huaj se Moska nuk ka ndërmend të bashkohet me një garë armatimesh dhe është shumë më e interesuar në stabilizimin e botës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse në paqe.

“Vitin e ardhshëm, Ministria Ruse e Mbrojtjes do të vazhdojë të punojë për të krijuar kushtet për zhvillimin progresiv dhe të ekuilibruar të ushtrisë dhe flotës për të siguruar zhvillimin paqësor socio-ekonomik të vendit pa u tërhequr në një garë të kushtueshme armësh.” – tha Valery Gerasimov.

Gjenerali gjithashtu vuri në dukje se Rusia është e aftë të mbrojë interesat e vendit dhe aleatëve të saj.

Komentet e Gerasimov vijnë në një kohë kur forcat e armatosura të vendit po konsiderjnë shkurtime të mundshme të shpenzimeve.

Buxheti i propozuar për vitin 2021 mund të shohë ushtrinë të marrë 120 miliardë rubla (1.6 miliard dollarë) më pak se në vitin 2020, teksa shpenzimet ushtarake bien në vetëm 2.7 përqind të PBB-së kombëtare – niveli i tij më i ulët në një dekadë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *