Vendosni fjalën kyçe....

“Vendi në karantinë, lokali i Ben Blushit në Korçë nuk pyet për ligjin”-Denoncimi me video


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit digjital i cili akuzon Ben Blushin se nuk pyet për aktin normativ qeveritar dhe orën policore si masë për parandalimin e koronavirusit.

Sipas qytetarit digjital lokali “Republika” në Korçë qëndron hapur edhe pas orës 20:30 madje dhe me një numër tejet normave të lejuara.

Lokali tele Blushit në Korçë, pub Republika një bombë shëndetësore. Policia bën sehir, nuk e prekim se ‘është i yni’! sb

Doktor, live nga Pub Republika në Korçë e Ben Blushit. Të tëra lokalet mbyllur për shkak të pandemisë, vetëm pubi i Blushit punon. Mbi 200 veta brenda në ambient të mbyllur. Bombë shendetësore. Policia bën sehir, merret me fakirët. Kur e gjithë Shqipëria ndodhet nën karantinë dhe kontrrollin e forcave policore, në Shqipëri ka biznese që punojnë fshehur duke rrezikuar jetën e njerëzve”-thuhet në denoncimin e qytetarit digjital të shpërndarë nga Sali Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *