Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar, ftoj shqiptarët të kuptojnë që shteti ka rënë në greminë


Presidenti Ilir Meta në këtë intervistë të fundit për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaroi se beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar.

Presidenti ka ftuar shqiptarët që të kuptojnë se shteti ka rënë në greminë dhe janë rrëzuar të drejtat e tyre.

2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes.

2 marsi nuk është betejë e Metës.

I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë dëri në vendosjen e rendit kushtetues në vend

2 marsi ishte një betejë pë të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushteteues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por ëshë dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate.

Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill.

Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përveç pandemisë që është imediate.

Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve”-deklaroi Kreu i Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *