Vendosni fjalën kyçe....

Klosi: Ky vit ishte “uauu” për turizmin, serbët dhe boshnjakët gjetën parajsën


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cilësoi turizmin e këtij viti në një nivel të lartë duke theksuar se ishte biznesi i vetëm që funksionoi në mënyrë të plotë gjatë verës.

Klosi tha se serbët dhe boshnjakët gjetën parajsën në Shqipëri

Ishte biznesi i vetëm që funksionoi në mënyrë të plotë gjatë verës dhe ja dolëm. Atë treg që fituam me maqedonasit, serbët, boshnjakët, të cilët në fillim erdhën në vizita individuale dhe pastaj në grup, pasi gjetën parajsën, do e mbajmë, madje do jemi edhe për grekët, se këtë vit ishte i mbyllur. Nuk është te lirësia, por te vlera, që në Shqipëri paraja ka akoma vlerë, ka destinacion të preferuar rëre, që është i vështirë të gjendet kudo në rajon. Nuk e ka këtë rërë Kroacia, Greqia, etj. Ata e pëlqejnë shumë rërën shqiptare. Më 10 qershor ne patëm charterin e parë turistik në Evropë, pra i pari charter u ul në Shqipëri. 12 chartera nga Bjellorusia dhe Ukraina, por edhe Polonia, erdhën në Shqipëri këtë verë. Besoj se 2021 përsëri do të rikthehet në një vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar. Unë kisha informacion që viti 2020 do të ishte një vit ‘uauu’ për Shqipërinë. Dhe kam bindjen se edhe 2021 do të jetë vit i jashtëzakonshëm, nëse maksimumi deri në prill hapet loja e prenotimeve dhe rezervimeve”-deklaroi Klosi.

Më tej Ministri i Turizmit shtoi se në këtë vit ka pasur 50% më shumë turistë se një vit më parë duke dhënë shifrën e 2.5 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj.

Madje sipas Klosit me shifrat e turizmit të këtij viti edhe Grekët nuk ia dolën dot t’i kishin.

Në Shqipëri quhet turist ajo pasaportë e huaj që hyn në Shqipëri dhe qëndron më shumë se 24 orë. Në Shqipëri erdhëm më shumë se 2 milionë e gjysmë turistë, që është një shifër 50% më shumë se një vit më parë dhe që as Greqia apo vendet e tjera nuk ja dolën dot ta kishin. Shkuam në 50% të numrit të atyre që hynë vitin e kaluar. Edhe Mali i Zi ishte shumë më keq se ne, pasi humbën serbët, shqiptarët, por edhe se nuk kanë shumë komunitet të brendshëm. Hotelet tona patën turizmin e brendshëm, turizmin rajonal dhe politikat që ndoqëm për të ftuar shumë turistë, si polakë, rusë, etj”-tha Klosi në emisionin Real Story.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *