Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi vërsulet me kamion drejt spitalit, mjekët e infermierët ia mbathin më të katra (Video)


Një shofer u vërsul me kamionin e tij drejt një spiptali në Indi, duke detyruar stafin shëndetësor që të vraponte për të shpëtuar kokën. Sulmi thuhet se u nxit nga një debat mbi trajtimin e të afërmve të autorit të ngjarjes.

Incidenti ndodhi në fundjavë. Pamjet e kamerave të sigurisë, treguan një kamion të bardhë që gati shtyp dy persona përpara një spitali afër qytetit Gurgaon, jo shumë larg kryeqytetit. Kamioni godet një automjet të parkuar dhe disa motorë përpara se të përplaset me godinën.

Kamioni më pas tërhiqet dhe godet sërish duke shkatërruar farmacinë e spitalit dhe duke detyruar mjekët dhe infermierët e befasuar të largohen nga një pavijon. Drejtori i spitalit, Balwan Singh, tha për ANI se nga sulmi ishin dëmtuar reth 15 automjete. Sipas gazetës Dainik Jagran, disa njerëz u plagosën.

Singh tha se shoferi ishte i afërm i dy pacientëve që po trajtoheshin në spital. Nuk është e qartë se çfarë e kishte shkaktuar inatin, por, sipas ANI, autori kishte një grindje me disa anëtarë të stafit për trajtimin e të afërmve të moshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *