Vendosni fjalën kyçe....

Meta poston foton e lumit Vjosa: Qeveria të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentraleve mbi këtë parajsë natyrore


Presidenti Meta ka publikuar një foto nga lumi Vjosë ndërsa ka denoncuar qëndrimin e kryeministrit Rama dhe ministrave të tij lidhur me statusin e këtij lumi.

Sipas kreut të shtetit, qeveria ke vendosur të shpallë ‘Zonë të mbrojtur’ vetëm pjesën e sipërme të lumit dhe ajo rrjedhën e mesme e të poshtme. Kjo gjë sipas Metës përjashton nga mbrojtja pjesët më me vlerë të lumit.

“Mbështes plotësisht deklaratën e përbashkët të “EcoAlbania”, “Riverwatch” dhe “EuroNatur”, si dhe të grupeve të shkencëtarëve e ambientalisëve, vendas e të huaj, për shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa. Ndaj të njëjtin shqetësim, se përkundër deklaratave publike të Kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë, situata në realitet po shkon në drejtim të kundërt, pasi vetëm për pjesën e sipërme të Vjosës është planifikuar shpallja e zonës si kategori “Peizazh i Mbrojtur”, ndërsa në rrjedhën e mesme dhe të poshtme nuk është parashikuar asnjë status mbrojtjeje. Ky plan jo vetëm që përjashton pjesët më me vlerë të sistemit lumor, por gjithashtu do ta linte të pambrojtur zonën në të cilën parashikohen digat e Kalivaçit dhe Poçemit.” – shkruan Meta.

Në fund të reagimit, Meta i bën thirrje qeverisë që të dëgjojë zërin e komunitetit, shoqërisë civile, aktivistëve e botës akademike për t’u tërhequr nga çdo projekt mbi lumin Vjosa.

“Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë, për të dëgjuar zërin e komunitetit, të shoqërisë civile, aktivistëve të mjedisit, të botës akademike, universitare dhe personaliteteve shqiptare e të BE-së, për t’u tërhequr nga çdo projekt që parashikon ndërtim të HEC-eve mbi lumin Vjosa. Duke e falënderuar sërish Presidenten në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani për solidarizimin me këtë kauzë, shpreh vullnetin për të vijuar të gjithë së bashku përpjekjet tona për të mos lejuar, me mjete demokratike, çdo vendimmarrje politike në kundërshtim me interesin publik, që synon shkatërrimin e kësaj parajse natyrore dhe njerëzore, si lumi Vjosa.” – mbyll reagimin Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *