Vendosni fjalën kyçe....

Osmani për minishengenin: Nuk i shërben Kosovës dhe Shqipërisë, akoma s’kemi një dokument


Ushtruesja e Detyrës së Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e saj, Presidentin Ilir Meta, foli edhe për shengenin Ballkanik.

Sipas saj ky projekt nuk i shërben Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa shton se akoma nuk ka një dokument se si mund të realizohet.

Sa i përket minishengenit kam akoma të njëjtin qëndrim. Ia kam përcjellë kryeministrit Rama gjatë vizitës në nëntor dhe do ta përsëris të njëjtën gjë dhe nesër. Ka shumë argumente mbi bazën e të cilëve kemi ndërtuar atë qëndrim. Ka shumë shpresa për ta bindur kryeministrin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë. Fatkeqësisht ai e bindi kryeministrin Hoti që ta nënshkruajë. Ajo çka do kërkoj është ta kemi dokumentin.

Ne vetëm flasim, por nuk kemi asnjë dokument se çfarë është ky minishengen. Mendoj që nga fillimi është gabim. Kjo iniciativë nuk e ka përfshirë Kosovën nga fillimi, nuk është konsultuar Kosova. Presidenca nuk është njoftuar se çka zyrtarisht e ka qëllimin. Kemi iniciativa të tjera që përkundër mbështetjes së madhe ndërkombëtare, Serbia nuk i ka zbatuar. Mund të duket si një iniciativë që ka qëllimin e njëjtë por e mira do ishte të shkrihej në iniciativat e tjera”-deklaroi Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *