Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ditën e sotme, ka folur edhe për Policinë e Shtetit ku veprimet e saj ditët e fundit janë kontestuar për shkak të agrisivitet në protesta por edhe për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i njësisë “Shqiponja”.
Basha premtoi se nëse vjen në pushtet do futë në reformë të thellë Policinë e Shtetit dhe do e rikthejë atë te qytetarët.
Sipas Bashës reformimi do bëhet që policia të luftojë krimin dhe të mbrojë qytetarët dhe ligjin.
“Policia e Shtetit do t’u kthehet qytetarëve. Reformë e thellë, për një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”-shkruan Basha në Twitter.