Vendosni fjalën kyçe....

Imzot George Frendo fiton betejën me Covidin, nesër kthehet në Tiranë


Imzot George Frendo ka fituar betejën me Covid-19 dhe pas 33 ditëve që ka kaluar në spital në Itali, nesër pritet të mbërrijë në Shqipëri.

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës e cila na ka mbajtur vazhdimisht të informuar për shëndetin e Frendos, ka publikuar një mesazh falenderimi nga ai.

 “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”, ishte mesazhi i parë i Frendos, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku u kurua. Të shtunën ai u shpall totalisht i shëruar nga koronavirusi.

George Frendo pritet të celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor, që do mbahet në orën 20.00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *