Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën nga koronavirusi mjeku Mihal Kerci


Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në radhën e bluzave të bardha në Shqipëri.

Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjeku Anestezist-Reanimatolog Mihal Kerci, i cili prej ditësh ishte shtruar në spital ku trajtohej për Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Mihal Kerci ishte edhe kryetari i shoqatës së mjekëve Anestezistë-Reanimatologë.

Kjo është një humbje tjetër jete në radhët e mjekëve shqiptarë nga koronavirusi, ku më parë kanë ndërruar jetë edhe 24 mjekë të tjerë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *