Vendosni fjalën kyçe....

“Do të shpëtojë jetë” – Policia e Nju Jorkut prezanton qenin robotik


Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka zbuluar një robot të ri të ngjashëm me qenin dhe thotë se do ta përdorë për të luftuar krimin dhe për të “shpëtuar jetë”.

Por disa përdorues të internetit e shohin pajisjen si një hap tjetër drejt tiranisë së teknologjisë së lartë.

I quajtur “Digidog”, policia e prezantoi automjetin e saj të ri për mediat lokale në fillim të kësaj jave, duke u mburrur me sistemin e tij të sofistikuar të inteligjencës artificiale dhe një seri kamerash dhe sensorësh, të cilët mund të përdoren për t’u afruar në kohë reale në situatat e rrezikshme përpara se të dërgohen oficerët.

“Ky qen do të shpëtojë jetë, do të mbrojë njerëz dhe do të mbrojë oficerët dhe ky është qëllimi ynë”, tha inspektori i Njësisë së Reagimit të Ndihmës Teknike të Departamentit të Policisë së qytetit, Frank Digiacomo.

Krijuar nga firma robotike “Boston Dynamics”, qeni-robot peshon 70 paund, mund të vrapojë me një shpejtësi maksimale prej më shumë se tre milje në orë dhe madje mund të ngjitet vetë nëpër shkallë.

Po ashtu mund të përdorë një sistem AI për të lundruar në mjedise komplekse, por për momentin pajisja operohet kryesisht nga telekomanda.


Pavarësisht besimit që departamenti shprehu për “kolegun e tyre të ri”, në internet siç shkruan RT u ngritën mjaft dyshime mbi teknologjinë.

Shumë përmendën paralele shqetësuese me distopitë e trilluara, ku robotët e automatizuar të policisë e vendosin drejtësinë në vend me anë të algoritmit.

“Roboti është aq efektiv sa nuk ka nevojë as të bërtasë ‘duart lart’ para se të ekzekutojë në mënyrë të përmbledhur një të dyshuar të paarmatosur.”– u shpreh një komentues.

Të tjerë shprehën shqetësime më reale në lidhje me koston e qenit robotik, i cili shkon në 74,500 dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *