Vendosni fjalën kyçe....

Gwyneth Paltrow tregon momentin kur kuptoi se “nuk e donte më aktrimin”


Aktorja Gwyneth Paltrow ka deklaruar se ajo e ndërpreu prodhimin e filmave pasi e kuptoi se “nuk e do aq shumë aktrimin”.

Vlerësimet e vetme që ka marrë aktorja gjatë pesë viteve të fundit kanë qenë për rolin e saj si Pepper Potts në tre filmat e Marvel.

Ajo tha se e humbi drejtimin që pasi fitoi një Oskar në vitin 1999 dhe “një pjesë e shkëlqimit të aktrimit të saj u shkatërrua” për shkak të kritikave të vazhdueshme të publikut.

Kjo dhe të paturit e “një shefi vërtet të ashpër” si Harvey Weinstein, e bëri të dyshojë nëse aktrimi është vërtetë “thirrja e saj”.

Roli i saj kryesor i fundit në një film me metrazh të gjatë ishte përballë Johnny Depp në filmin “Mortdecai” të vitit 2015. Ajo që atëherë ka luajtur rolin e Pepper Potts në filmat Avengers Infinity Ëar and Endgame, dhe Spider-Man: Homecoming.

Paltrow i tha stacionit të radios Sirius XM se “jeta ime ndryshoi kurs” pasi gjeti sukses në Hollywood.

“Unë mendoj se kur je qendra e vëmendjes kur je 26-vjeç dhe je një person i drejtuar nga metrika, që sinqerisht nuk e do aktrimin aq shumë sa rezulton … Unë ndjeva se nuk ia vlen ta bëj, mendoja tani kush duhet të jem? Çfarë drejtimi?”

“Unë isha një vajzë e vogël dhe fundi i çdo marrëdhënieje time përfundonte në faqet e para të gazetave, ku kritikohesha për gjithçka thoja dhe vishja”, shpjegoi Paltrow, citon BBC.

“Është një punë kaq kalimtare, je gjithmonë kudo. Është e vështirë të ngulësh rrënjë. Unë jam një person që e dua shumë shtëpinë dhe familjen, më pëlqen të jem me miqtë e mi të vjetër, të gatuaj dhe të përqafoj fëmijët e mi. Nuk dua të jem vetëm në një dhomë hoteli në Budapest për gjashtë javë. Nuk është kjo çfarë dua”– tregon ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *