Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta për shkak të koronavirusit ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Jani Dode


Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Jani Dode.

Mësohet se Dode ishte në intubim prej disa ditësh në spitalin Infektiv, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, ai nuk mundi dot ta luftojë Covid 19.

Lajmin e ka konfirmuar dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

“Me trishtim mora lajmin se Profesori Jani Dode u nda nga jeta në betejën me COVID-19.

Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e pëkushtuar.

U prehsh ne paqe Profesor Jani!

Ngushellime të ndjera të afërmve dhe familjes!”, thotë Llatja.

Dode ka qenë rektor në vitet 2000, për t’u zgjedhur në 2008 Kryetar i Këshillit Administrativ të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *