Vendosni fjalën kyçe....

“Lleshaj duhej të jepte dorëheqjen, ka një konflikt me Ramën”-Çfarë di Baton Haxhiu?


Gazetari Baton Haxhiu, lidhur me vrasjen e Klodian Rashës ka thënë në emisionin “Opinion” se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duhet të japë dorëheqjen për arsye morale.

Politikisht vetëm nëse një ministër mbron policinë, atëherë protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Etika… Pas këtij brutaliteti, unë nuk kisha mund të qëndroja. Moralisht ai duhet të thotë: Më falni, për hir të këtij dajli që u vra në mënyrë ekstreme, unë liroj detyrën dhe nuk duhet të jem pjesë e detyrës në muajt e ardhshëm. Moralisht”-tha Haxhiu.

Më tej Haxhiu është pyetur se ka një konflikt mes Kryeministrit Rama dhe Ministrit Lleshaj dhe ndoshta do ishte një rast i mirë për largim.

Baton Haxhiu i cili njohët si mik i afërt i Kryeministrit Edi Rama, ka thënë se ka një konflikt mes të dyve por nuk ka të bëjë me këtë rast.

Po, kanë një konflikt, por ky konflikt nuk ka lidhje me këtë vrasje”-pranoi Haxhiu.

Haxhiu nuk dha detaje se për çfarë konflikti bëhet fjalë, ndërkohë më herët është folur për një largim të mundshëm të Lleshajt. Gjë që e ka pranuar edhe vetë Ministri i Brendshëm, por jo brenda kësaj legjislature.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *