Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplas sanitaren e spitalit në Vlorë (FOTO)


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, si pasojë e të cilit ka mbetur e plagosur një grua 59-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur orës 10:15 pranë spitalit rajonal të Vlorës, ku një kamion ka përplasur një grua që po kalonte rrugën. Ajo punonte si sanitare pranë spitalit.

Sipas medias lokale Vlora News, 59-vjeçarja Novruze Bregaj është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

E plagosura kishte marrë disa dëmtime në trup, më të rëndat në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *