Vendosni fjalën kyçe....

29-vjeçares në Rinas i gjetën 20 mijë paund në valixhe, procedohet penalisht


Një vajzë 29-vjeçare është ngaluar nga policia kufitare në Rinas, kjo pasi ajo nuk kishte deklaruar në kufi një shumë të madhe parash.

Policia thotë se autoritetet doganore kanë sekuestruar një shumë prej 20 mijë paundësh.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.”- njofton Policia Kufitare.

Në përfundim të veprimeve hetimore, e reja me inicialet V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *