Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti i Ekspertëve: Java në vijim do përcaktojë nëse do ketë masa shtesë Covid-19


Komiteti i Ekspertëve po zhvillon një takim për të dhënë hollësi mbi gjendjen në vend për sa i përket pandemisë Covid-19.

Gjatë fjalës së saj, zv.ministrja e Shëndetësisë Rakacolli, ka thënë se java që sapo ka nisur do jetë vendimtare për të përcaktuar nëse do ketë masa shtesë në vend.

“Nuk i themi dot në këtë çast. Masat deri tani kanë qenë me intensitet mesatar. Në varësi të numrave do shohim se çfarë masash mund të merren. Të vijojmë t’u bindemi autoriteteve shëndetësore në masat e deritanishme. Kjo nuk është një betejë që e bën një pjesë e shoqërisë por një luftë ku duhet të jemi të përfshirë të gjithë. Kemi propozuar masa të mirëmenduara dhe në bashkërendim me masat që janë marrë edhe në vendet e tjera të zhvilluara.” – tha Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *