Vendosni fjalën kyçe....

“Dërgoni luftanijet” – Revista britanike kërkon që Kina të detyrohet të paguajë dëmshpërblim për Covid-19


Pekini duhet t’i paguajë botës ‘dëmshpërblime’ për dëmin ekonomik të shkaktuar nga Covid-19 dhe nëse është e nevojshme, mund të detyrohet ushtarakisht ta bëjë këtë, tha komentatori politik konservator britanik Douglas Murray.

Murray, një autor më i njohur për kritikat e tij ndaj Islamit, ka thënë se Kina duhet detyruar të paguajë për pandeminë, gjatë një interviste për ‘Spectator’, e përjavshme me ndikim me lidhje të forta me Partinë Konservatore.

Thirrja erdhi pas lajmeve se ekonomia kineze pritet të rritet në vitin 2020 pavarësisht ngadalësimit global të shkaktuar nga koronavirusi.

Fajësia e Pekinit varet nga fakti që SARS-CoV-2 u identifikua për herë të parë në Provincën Hubei të Kinës dhe se ajo u godit më pak nga virusi sesa shumë kombe të tjera.

Murray thotë se koronavirusi në mënyrë të besueshme ose u shfaq natyrshëm ose u lëshua aksidentalisht nga një laborator në qytetin e Wuhan, por i mëshoi faktit se virusi ishte lëshuar qëllimisht nga Pekini.

Zyrtarisht, Covid-19 u shfaq në Kinë në fund të dhjetorit 2019. Pas disa javësh brenda vendit aziatik ai u përhap fillimisht në vendet fqinje e më pas në mbarë globin. Në Europë, Italia u bë shpejt vendi më i goditur me të tjerat që pasuan.

Zyrtarisht deri ditën e sotme numërohen mbi 1.5 milionë viktima lidhur me pandeminë dhe më shumë se 67 milionë të prekur. Fillimisht Kina pretendoi se virusi ishte transmetuar nga një lakuriq nate në tregun e Wuhan-it.

Javë më vonë Pekini zyrtar tha se virusi ishte sjellë në Kinë nga ushtarët amerikanë. Rreth një vit më pas, Kina deklaroi se virusi kishte ardhur në vend nga Italia e pak ditë më vonë fajësuan Indinë për të.

Megjithatë ka pasur pretendime se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, ‘Instituti i Virologjisë’. Deklarata më e fortë ka ardhur nga presidenti amerikan Trump i cili e ka vuajtur vijimësisht Covid-19 si ‘Virusi Kinez’.

Ai deklaroi se shërbimet inteligjente kishin të dhëna mbi këtë pretendim tijin megjithatë deri tani kjo nuk është vërtetuar. Pretendime të ngjashme kanë dhënë edhe profesorë të fushave të ndryshme mjekësore në botë por zyrtarisht virusi është transmetuar nga një lakuriq nate.

Shumica e vendeve kanë zbatuar si model për t’u përballur për pandeminë atë kinez, me karantinë të rreptë. Ndërkohë që një pjesë e shteteve amerikane dhe pjesa dërrmuese e Europës vijon me karantinën e rreptë, gjë që ka shkaktuar probleme të rënda social-ekonomikë, në Kinë jeta e puna vijojnë normalisht prej muajsh.

Pekini raporton prej shumë muajsh disa dhjetëra raste ditore e shumë pak viktima. Përpjekjet për një vaksinë, të kërkuar me ngulm nga OBSH-ja dhe nga nisma private si Fondacioni Bill Gates në bashkëpunim me industrinë farmaceutike kanë sjellë disa syresh.

Ndër më të njohurat janë Sputnik V e Rusisë dhe ajo e Pfizer-BioNTech, që janë pranuar zyrtarisht në shumë vende si vaksinat që do përdoren kundër Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *