Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata s’llogarit dot vitet e burgut të Zani Çaushit, avokati: Do e çojmë në Strasburg çështjen


Pasi gjykata e Korçës shpalli moskompetencë për përllogaritjen e viteve që ka kaluar në burg Zani Çaushi, avokati i tij ka deklaruar se do e çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas avokatit, ndërsa organi i ekzekutimit të vendimeve penale në qershor llogariste se Çaushi kishte vuajtur 25 vite e 2 muaj burg, burgu i Drenovës ka përllogaritur se i dënuari ka vuajtur 21 vite burg, shkruan Balkanweb.

“Seanca e sotme pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, ne konstatuam që Myrteza Caushi bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më daten 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim. Ndërkohë i njëjti institucion më muajin Qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Caushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim. Në këto dy periudha Zani Caushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP. Myrteza Caushi është një çështjë që do shkojë deri në Strasburg. Është një dosje që ka patur gabime në vazhdimësi, nëse nuk do ishte Zani Caushi çështja do ishte më e thjeshtë,por unë besoj që do gjejë zgjidhje.” – tha avokati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *