Vendosni fjalën kyçe....

Interpoli paralajmëron: Rrjetet kriminale mund të synojnë vaksinën anti-Covid


Vetëm pak orë pas lajmit se Britania miratoi vaksinën kundër koronavirusit për përdorim të gjerë Interpol ka lëshuar alarmin për sigurinë e qytetarëve.

Duke iu referuar Interpolit, The Guardian shkruan se rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë vaksinat dhe të nisin shitje të dozave të rreme.

Interpol tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat kundër Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

Sekretari i përgjithshëm i Agjencisë globale të koordinimit të policisë (Interpol) Jürgen Stock tha: “Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *