Vendosni fjalën kyçe....

12 viktima në vend nga Covid-19, 557 raste të reja


Sipas Ministrisë së Shëndetësië, 12 persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka e 1 qytetar nga Shkodra.

Nga 1948 persona të testuar së fundmi janë gjetur 557 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në tre spitalet covid në Tiranë po mjekohen 491 persona nga të cilët 32 janë në terapi intensive me 7 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *