Vendosni fjalën kyçe....

“25 prilli do jetë tërmeti i vërtetë”-Kryemadhi: Rama nuk do fitojë mandatin e tretë nuk mbajtur premtimet e të parit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Zonë e Lirë deklaroi se nuk mund të ketë një mandat të tretë për Partinë Socialiste pasi nuk i ka mbajtur premtimet me të cilat mori pushtetin.

Kryemadhi shprehet se mandati i dytë për Edi Ramën ishte “dhuratë” edhe për shkak të marrëveshjes së 17 majit.

Sipas saj, zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një tërmet i vërtetë.

Nuk mund të ketë një mandat të tretë kur ai nuk ka realizuar premtimet e mandatit të parë. Ky që ka premtuar shëndetësi dhe arsim falas, lëvizje të lirë, Shqipëria anëtare të BE-së, ka rritur taksat, ka lënë pagat në vend. Mandati i dytë iu bë dhuratë edhe nga Partia Demokratike, edhe nga marrëveshja e 17 majit. Tashmë shqiptarët e panë ndryshimin nga një mandat që ishte me LSI-në që e mbajti në frena dhe në mandatin e dytë, ku Shqipëria ra 28 vende poshtë për biznesin. Tërmeti i radhës është tërmeti i 25 prillit, që do të jetë një votë plebishitare. Ne e njohim Ramën shumë mirë. Rama pikën më të fortë ka pasur marrëdhënien me publikun. Mjafton të kujtojmë fasadat që na çuditi. Kur hyje brenda, Ministritë ishin katastrofë. Ai ngriti një fasadë të bukur. Ilir Meta e ka propozuar Edi Ramën si kryetar bashkie. Parkun Rinia e ka bërë Ilir Meta me buxhetin që i dha bashkisë”- theksoi ajo në Zonë e Lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *