Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos ejani vonë në spitale e mos dëgjoni opozitën


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka mbajtur sot fjalën në seancën plenare në Kuvend, ku u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë opozitën.

Sipas saj, opozita ka hallin të vijë në pushtet dhe jo të tyre kur thotë se nuk ka shtretër në spitale, gjë të cilën ministrja nuk e konsideron të vërtetë.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të mos shkojnë vonë në spitale nëse janë në gjendje jo të mirë për shkak të koronavirusit.

“Ne e kemi ndërtuar sistemin e urgjencës kombëtare falë vizionit të Ramës dhe punes të kolegur Beqja dhe falë punës së të gjithëve sot.

Ne jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë vend për përmirësim. Sipas planit të vjeshtë dimrit filluam paketën e rimbursimit. U them qytetarëve mos ejani vonë në spitale, mos dëgjoni ata që thonë se s’ka shtretër se bëjnë për ju por për hallin e pushtetit të tyre, ata e kishin në dorë shëndetësinë dhe s’bënë asgjë për ju.

E lanë shëndetësinë të vuante si një kufomë, është koha të bejsojmë ekspertët në këtë betejë të vështirë. Solidaritet na duhet në këto momente dhe të respektojmë”, tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *