Vendosni fjalën kyçe....

I pari në 40 vjet, Kina nis misionin robotik për të marrë shkëmbinj nga sipërfaqja e Hënës


Agjencia Hapësinore Kineze ka filluar një projekt që synon të marrë shkëmbinj nga sipërfaqja e Hënës me një sondë robotike e për t’i sjellë përsëri në Tokë, një arritje e realizuar nga vetëm dy kombe të tjera dhe e provuar për herë të fundit gati 50 vjet më parë.

Misioni ‘Chang’e-5’ i Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës (CNSA) nisi raketën nga Qendra Hapësinore Wenchang të hënën, me drejtim satelitin e Tokës. Nëse gjithçka shkon pa pengesa, sonda do arrijë të mbledhë shkëmbinj hapësinorë dhe t’i dërgojë përsëri në shtëpi nga mesi i dhjetorit.

Përveç mbledhjes së materialeve hënore për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë origjinën dhe historinë e Hënës, misioni do të vërë në provë edhe robotikën kineze, duke përdorur një raketë që operohet në distancë për të kapur dhe ruajtur mostrat e shkëmbinjve.

Nëse misioni do të ishte i suksesshëm, Kina do të bëhej kombi i tretë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik që mbledh materiale nga sipërfaqja e Hënës, e arritur për herë të fundit nga misioni ‘LSS 24’ i ish-Bashkimit Sovjektik në vitin 1976.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *