Vendosni fjalën kyçe....

Përgjysmimi i numrit të vdekjeve, Rama reagon ndaj Bashës: Bëhet për të krijuar panik dhe konfuzion


Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje denoncimit të kreut të PD-së Lulzim Basha mbi fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Rama tha se deklarata e Bashës është për të krijuar panik dhe konfuzion.

Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”-tha Rama në emisionin “Real Story”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *