Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ kualifikon Darjel Sinën për anëtar të Gjykatës së Lartë


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar kandidatin nga radhët e jogjyqtarëve Darjel Sina për në Gjykatën e Lartë. Sina u konfirmua me 5 vota pro e 4 kundër.

Darjel Sina vjen në radhët e juristëve të spikatur që do të vijojë procedurat e mëtejshme për emërimin në Gjykatën e Lartë.

Ai aktualisht shërben si Komisioner Publik, ndërsa ishte i vetmi kandidat në garë për vakancën e hapur në Gjykatën e Lartë.

Lidhur me emërimin e tij pasi diskutime mes anëtarëve të KLGJ-së. 9 anëtarë votuan për Darjel Sinën (4 prej të cilëve ishin kundër), ndërsa kanë munguar dy gjyqtarët Fatmira Luli dhe Alban Toro. Kjo sepse ata kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje, për shkak të konfliktit të interesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *