Vendosni fjalën kyçe....

19 viktima dhe 892 raste të reja lidhur me Covid-19


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3369 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *