Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Komunës së Preshevës shtrohet në spital në gjendje të rëndë, para disa ditësh rezultoi negativ me Covid


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi edhe pse ka rezultuar negativ nga testi për Covid-19 është shtruar në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimin e ka bërë vetë Arifi i cili thotë se është nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Nishit.

Arifi ka pasur përkëqesime të edhe pse disa ditë më parë ka rezultuar negativ.

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

Ju përshëndes të gjithëve.

Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”-shkruan Arifi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *