Vendosni fjalën kyçe....

Basha takohet me përfaqësues të shoqatave për personat me nevoja të veçanta: Situata juaj një makth i vërtetë


Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqatave të Personave me nevoja të veçanta.

Gjatë këtij takimi, Basha është shprehur se kriza e sistemit shëndetësor nga situata e pandemisë i ka lënë në baltë të gjithë të sëmurët e tjerë.

Ai i ka kujtuar edhe njëherë kryeministrit Edi Rama propozimet e tij, për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza e shkaktuar prej Pandemisë Covid-19.

“Jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që keni kaluar që keni kaluar në këto vitet e fundit, sikundër dhe për disa probleme që janë të mbartura edhe më përpara. Madje kemi diskutuar disa herë për këto hapur në një frymë shumë transparente, të sinqertë, të çiltër, reflektuese dhe miqësore. Natyrisht problemi kryesor sot është pandemia dhe nuk mund ta nis këtë takim pa shpreh në radhë të parë kënaqësinë që jeni mirë me shëndet.

Dhe së dyti, pa ju kërkuar edhe ju, edhe familjeve tuaja të marrin të gjitha masat e nevojshme që kjo gjendje e vështirë e cila bëhet dyfish më e vështirë për shkak të mungesës të një plani adekuat masash nga ana e qeverisë, të na gjej me një kujdes maksimal dhe me një vëmendje maksimale.

Edhe në këto kushte, edhe në praninë tuaj, gjëja e parë dhe kryesore që unë ndjej si detyrën time si lider i opozitës, është të kërkoj zbatimin e propozimeve që i kemi vënë qeverisë përpara që më shumë se 6 javë. Që janë propozime të ardhura nga ekspertët, të bazuara në përvojën më të mirë botërore. Në veçanti rritjen e testimeve, rimbursimin e paketës së ilaçeve, forcimin e kapaciteteve spitalore, që do të thotë edhe hapjen e spitaleve rajonale, mos të përplasen të gjithë në Tiranë. Ndërkohë që po ndodh e gjithë kjo katastrofë shëndetësore dhe ekonomike.

Ndërkohë që pasi e ka rrënuar ekonominë, qeveria dhe kryeministri, me indiferencën dhe mos marrjen e masave ndaj pandemisë bëhet bashkëpërgjegjës edhe për jetët e humbura, edhe për rritjen e numrit të infektimeve, kemi dhe një front tjetër i cili nuk është zhdukur, është fronti i të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje shëndetësore apo sociale. Tani vijmë tek kategoritë që ju përfaqësoni, situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare.”– deklaroi Basha.

Ndërkohë Mark Zefi, i cili është sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Invalidëve të Punës të Shqipërisë, i tha kryedemokratit se për shkak të pandemisë, personat me aftësi ndryshe kanë dyfish ngarkesë. Ai i konsideron propozimet e Bashës si një ndihmë për ta.

“Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar.

Shoqata jonë ka 73 mijë invalidë pune. Në tetor të 2018-ës na u premtua tek Komisioni dhe nuk na u dha ndërsa tani në Shkurt i bam një ftesë Ministres, na priti , na premtoi edhe për 500 lekëshin, na premtoi edhe për 1 mijë lekëshin e asistencës sociale për të cilat tani në datë 22 tetor kemi qenë edhe në Komisionet e Ekonomisë online edhe përsëri jemi zero. Kjo që na thoni ju, ne nuk jena kundërshtar me asnjë qeveri, ne jena partner, kërkojmë që kërkesat tona të realizohen dhe nuk e kërkojmë ndonjë 100 mijë lekëshe apo 1 milionëshe rrogën apo diçka tjetër e para.”– tha z.Zefi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *