Vendosni fjalën kyçe....

Veshjet e reja të princit Charles shiten brenda ditës pavarësisht çmimeve të kripura (FOTO)


Të enjten u lancua dhe brenda ditës veshjet e reja të princit Charles janë shitur.

Koleksioni i ri i quajtur “Modern Artisan project”, i nisur në bashkëpunim me grupin italian “Yoox Net-A-Porter”, përbëhet nga dhjetë artikuj për gra dhe tetë për burra.

Pavarësisht çmimeve të larta, që sipas medieve britanike variojnë nga 395 deri në 1 mijë e 295 pound, linja e re e veshjeve ka rezultuar e suksesshme.

Vetëm një ose dy produkte të secilës madhësi dhe dizajn mendohet të jenë ende në dispozicion. Veshjet u dizejnuan në Itali nga studentët në shkollën e dizajnit Politecnico di Milano dhe u prodhuan më pas me dorë nga studentë të cilët mësonin aftësitë tradicionale në Dumfries House, në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë gjithmonë jam përpjekur të përdor veshjet e mia për të nxjerrë në pah mjeshtërinë e madhe, qoftë kjo në prodhim, apo, më shpesh këto ditë, në riparimin e një sendi.”– tha Princi Charles siç raportohet nga The Telegraph. “Unë gjithmonë kam besuar në filozofinë ‘Blej një herë, blej mirë’.”

Të gjitha fitimet për koleksionin do të shkojnë drejt një programi për të ndihmuar dizajnerët e rinj të përmirësojnë aftësitë e tyre tekstile.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *