Vendosni fjalën kyçe....

I vunë bombë në makinë, vritet gazetari i REL-it në jug të Afganistanit


Vritet gazetari i Radios Evropa e Lirë, Elyas Dayee. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në provicën afgane Helmad, ku gazetarit i ishte vënë një bombë në makinë.

REL shkruan se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur tre persona tjerë, mes të cilëve dhe vëllai i gazetarit.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë.

 “Kolegu dhe miku im i dashur, Elyas Dayee, ka humbur jetën në një sulm terrorist këtë mëngjes”, ka thënë Sami Mahdi, shef i byrosë në Afganistan. “Ai ka pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ky është lajm i tmerrshëm”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i presidencës afgane, Siddiq Siddiqui, ka dënuar vrasjen e gazetarit duke thënë se mbrapa sulmit qëndrojnë armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në Afganistan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *