Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Më thanë se s’mund të fitoj pa ndihmën e Google, Facebook e Twitter. E zbulojmë nesër


Gjatë tubimit të tij mbrëmë në Michigan, presidenti Trump, ceku kompanitë e mëdha teknologjike si Facebook, Google, Twitter e Apple dhe përpjekjet e tyre për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ai iu drejtua mbështetësve të tij duke thënë: “Epo, ata thonë se nuk mund të fitosh pa ndihmën e Google, Facebook, Twitter etj. Do e zbulojmë nesër këtë gjë, nuk do të ishte e mrekullueshme?”

Gjatë tubimit, Trump diskutoi mbi kompanitë Big Tech dhe përpjekjet e tyre për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ai tha: “Lajmet e rreme dhe Big Tech, ju e dini që Big Tech po bëhet shumë e rrezikshme, shumë e rrezikshme, por është një nga arsyet pse duhet të fitojmë. Ata më kanë censuruar çdo ditë në Twitter, Google e Facebook.”

Ai shtoi më tej: “Të gjithë thanë katër vjet më parë. Nuk mund të fitosh pasi Big Tech është kundër teje. Unë fitova dhe kësaj here doe  zbulojmë nesër.” – theksoi Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *