Vendosni fjalën kyçe....

Teliti publikon numrat: Rama ka ndërtuar vetëm 48 nga 3389 të dëmtuara nga tërmeti


Pas deklaratave të kryeministrit Rama për rindërtimin e banesave të dëmtuara, ka ardhur reagimi i Telitit të PD-së.

Ai i ka cilësuar mashtrim deklaratat e kreut të qeverisë duke theksuar se një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka ndërtuar vetëm 48 shtëpi nga 3389 që janë dëmtuar gjithsesj, vetëm 1.4% të tyre.  

Po kështu Teliti shtoi se në Thumanë, qeveria nuk ka ndërtuar ende asnjë shtëpi.

“ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve. Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit. Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike. Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH. Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *