Vendosni fjalën kyçe....

Super tajfuni “Goni” godet Filipinet me erëra deri 310 kilometra në orë, katër viktima (Video)


Të paktën katër persona kanë vdekur dhe një milion të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre teksa tajfuni ‘Goni’ goditi pjesën jugore të ishullit kryesor të Filipineve, Luzon, të dielën.

Stuhia jashtëzakonisht e fuqishme solli erëra dhe reshje të dendura shiu. ‘Goni’ është tajfuni është më i forti në botë deri më tani këtë vit, duke pasur me erëra të qëndrueshme me shpejtësi 225 kilometra në orë dhe shkulme ere me shpejtësi deri në 310 kilometra në orë.

Autoritetet lokale zhvendosën gati një milion njerëz vende të sigurta para se Goni të godiste Catanduanes dhe Albay në rajonin Bicol, ku u regjistruan katër vdekje.

Agjencia e motit në Filipine tha se ‘erërat e forta dhe reshjet e forta të shiut’ pritet të mbizotërojnë në Bicol dhe provincat përreth edhe në ditët në vijim. Agjencia e menaxhimit të katastrofave tha se deri në 31 milionë njerëz mund të preken nga tajfuni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *