Vendosni fjalën kyçe....

Charlie Hebdo publikon karikaturën për Erdoganin, shkakton zemërim në Turqi


Zyrtarët e lartë turq kanë reaguar ashpër lidhur me një karikaturë të publikuar të mërkurën në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, ku shfaqet presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ata e kanë quajtur një “përpjekje të neveritshme” për “përhapjen e racizmit dhe urrejtjes kulturore”.

Karikatura për Erdoganin vetëm i ka shtuar benzinë konfliktit midis Turqisë dhe Francës mbi karikaturat e Profetit Muhamed, që nisi iu pre koka një mësuesi nga një radikal islamik.

“Ne e dënojmë me forcë botimin në lidhje me Presidentin tonë në revistën franceze e cila nuk ka respekt për asnjë besim, shenjtëri dhe as vlera.”– shkroi zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin në Twitter.

Ai shton: “Ata thjesht po tregojnë vulgaritetin dhe imoralitetin e tyre. Një sulm ndaj të drejtave personale nuk është humor dhe shprehje e lirisë.”

Karikatura e publikuar në kopertinën e revistës Charlie Hebdo, tregon Erdoganin të veshur me një bluzë të bardhë dhe me mbathje, duke mbajtur një pije të konservuar. Pranë tij shfaqet një grua e veshur me një hixhab islamik, të cilës Erdogani i nxjerr të pasmet.

Reuters shkruan se drejtori i komunikimit presidencial turk Fahrettin Altun ka deklaruar: “Axhenda anti-muslimane e Macronit po jep fryte!”.

Ai shkroi në Twitter: “Ne e dënojmë këtë përpjekje më të neveritshme nga ky botim për të përhapur racizmin dhe urrejtjen e tij kulturore”.

Kujtojmë se presidenti Erdogan e kritikoi ashpër Macronin në fundjavë, duke thënë se lideri francez kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor. Kjo nxiti Francën të tërheqë ambasadorin e saj nga Ankaraja. Të hënën, Erdogan kërkoi një bojkot të produkteve franceze.

Karikaturat e Profetit Muhamed, të konsideruara blasfemuese nga myslimanët, janë shfaqur në Francë si shenjë të solidaritetit dhe Macron ka thënë se ai do të dyfishojë përpjekjet për të ndaluar besimet konservatore Islame të prishin vlerat Franceze. Gjë e cila ka zemëruar shumë myslimanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *