Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Kryemadhi dhe Basha nuk bënë asnjë shkollë, mundohen të kapin një votë për partinë që është rrënuar


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në një intervistë për “News 24” deklaroi se kritikat e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi janë adresime të gabuara.

Veliaj tha se Basha e Kryemadhi, kur kishin mandatin qeverisës, nuk bënë një shkollë dhe nuk lanë gjurmët e tyre në Tiranë.

Monika Kryemadhi nuk ka bërë asnjë shkollë dhe asnjë projekt për 30 vjet. Ne kemi bërë rregullime në shkollën Kosova. Vitin tjetër, shkolla “Sami Frashëri” do të ketë pajisje moderne, do i rrisë edhe vlerën pronës tek Rruga e Barrikadave. Mundohen që të kapin një votë për një parti që është e rrënuar nga votat.

Momentalisht nxënësit e Sami Frashërit jnë akomoduar tek shkolla Çajupi. Kryemadhi dhe Basha s’kanë bërë një shkollë në mandatin e tyre. Kryemadhi gënjen. Basha dhe Kryemadhi nuk kanë lënë asnjë gjurmë në historinë e Tiranës. Ne kemi bërë më të mirën në kohë pandemie”- tha ndër të tjera Veliaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *