Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Erdoganit: Ka ardhur koha për një zgjidhje me dy shtete të Qipros


Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka ardhur koha që të diskutohet një propozim për një zgjidhje me dy shtete në ishullin Qipros.

Qiproja u nda pas një pushtimi turk në vitin 1974 shkaktuar nga një grusht shteti i shkurtër i frymëzuar nga Greqia.

Bashkimi Evropian e pranoi ishullin si vend anëtar në vitin 2004, përfaqësuar nga qeveria qipriote greke e jugut e njohur ndërkombëtarisht.

Veriu është një shtet i ndarë qipriot-turk i njohur vetëm nga Ankaraja.

Përpjekja e fundit për ribashkim midis dy palëve qipriote u rrëzua në mes të 2017. Të dy palët fajësuan njëra-tjetrën për kolapsin dhe Ankaraja akuzon BE-në për shkeljen e ligjeve duke pranuar vetëm grekët qipriotë.

Duke folur në një konferencë shtypi me presidentin qipriot turk Ersin Tatar në Ankara, Erdogan tha se qasja e grekëve qipriotë kishte bllokuar përpjekjet e mëparshme për të gjetur një zgjidhje.

“Duhet të kuptohet që asnjë rezultat nuk mund të arrihet nën parametrat e tanishëm pas një procesi negociimi që ka zgjatur më shumë se gjysmë shekulli.”– tha Erdogan, citon Reuters.

“Në këtë fazë, ne besojmë se fillimi i bisedimeve në bazë të një federate do të jetë humbje kohe. Prandaj, ne besojmë se një zgjidhje me dy shtete tani duhet të paraqitet në tryezë me një propozim realist.”– shtoi Erdogan.

Turqia edhe më parë ka thënë se nevojitet një mekanizëm me dy shtete për të zgjidhur çështjen e Qipros, por ka akuzuar qeverinë greke qipriote se nuk është përfshirë në bisedime.

Ersin Tatar tha se propozimi turk për të mbajtur një takim jozyrtar midis Turqisë, Qipros Veriore, Qipros Jugore Greke, Greqisë dhe Kombeve të Bashkuara ishte “shansi i fundit” për një marrëveshje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *