Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund ta lejojmë frikën të mbizotërojë” – Revista franceze ripublikon karikaturat e profetit Muhamed


Revista ‘L’Express’ e Francës ka ribotuar karikaturat e Profetit Muhamed, disa prej të cilave u përdorën në një orë mësimi nga mësuesi i vrarë, Samuel Paty. Autoritetet lokale duan të botojnë një libër karikaturash dhe ta shpërndajnë atë në shkolla.

Media franceze ripublikoi karikaturat e profetit, dy prej të cilave janë bërë nga revista satirike ‘Charlie Hebdo’ dhe ishin pjesë e orës së mësimit mbi lirinë e fjalës nga mësuesi Samuel Paty.

Revista franceze argumentoi se Paty, të cilit iu pre koka nga një refugjat çeçen 18-vjeçar, ishte vrarë pasi bëri punën e tij dhe promovoi vlerat laike të Francës. Ajo paralajmëroi se vendi nuk mund ta lejojë veten të vetëcensurohet.

“Frika është atje. Frika është kudo. Por nuk mund ta lejojmë të mbizotërojë”

Të hënën, presidentët e 13 rajoneve administrative të Francës njoftuan se po fillonin një nismë për të botuar një libër të karikaturave politike dhe fetare dhe ata duan që ai të shpërndahet në shkollat në të gjithë vendin.

Në një deklaratë, një nga drejtuesit e nismës tha se libri kishte për qëllim ‘të mbrojë vlerat e Republikës dhe të drejtën themelore të secilit dhe të gjithë bashkëqytetarëve tanë për të jetuar në paqe dhe në liri’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *